Çfarë po ndodh me garën për kreun e SPAK? KLP del me njoftimin urgjent

0

Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë nga nisja e njoftimit për të garuar për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se nuk ka asnjë kandidat të interesuar nga radhët e prokurorëve.

Në një njoftim për mediat, KLP sqaron se “Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidaturë, do të njoftoheni”.

Afati i fundit i aplikimit dhe dorëzimit të kandidaturave është 2 nëntor 2022, ndërsa mandati i drejtuesit aktual të SPAK, Arben Kraja skadon më 18 dhjetor. Kjo është edhe data kur KLP do të zgjedhë drejtuesin e ri. KLP hapi garën më 16 shtator dhe kandidatët kanë afat 45 ditë për të paraqitur platformat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu