Unë mendoj se Berisha vazhdon të thellojë me sukses hendekun e përçarjes në PD.
Nuk e kuptoj akoma, përse ky njëri që nuk la post pa provuar, nuk la gjë pa bërë e arritur përsonalisht në këtë vënd, nuk la dëshirë pa realizuar, nuk la njëri pa e nëpërkëmbur, nuk la force politike pa ndërhyr dhe pa i coptuar, dhe në fund hakërrehet me partinë që bashkëthemeloi, me partinë që i korri gjithë suksese, me partinë që e organizoi dhe e drejtoi si një kompani private, shëmbullin e të cilit e ndoqi Ilir Meta, kryetarët e pasuksesshëm të partive të vogla, si PR, PDK PLL, PBK dhe Edi Rama në Partinë Socialiste.
Këto kryetarë, në këto 30 vite, kanë prishur çdo rregull politik dhe kanë shkelur të gjithë statutet e partive të tyre.
Sistemin e pluralizmit politik në Shqipëri, këto e kanë transformuar të dakortësuar në mjeljen e të mirave materiale, duke e konsideruar Shqipërinë një lopë private të trëkëndëshit Rama-Meta-Berisha!
Rama me derivatet e tij, po ashtu edhe Meta me Berishën dhe të tre sëbashku me oligarkët e Shqipërisë.
Deri më sot, ky trëkëndësh është në këmbë, solid, edhe pse të trembur nga pavarësia e drejtësisë që diktohet nga amerikanët.
Të tremburit hidhen në sulm, duke menduar se sulmi është mbrojtja më e mirë.
Kështu u pa Berisha në paradën e 7 korrikut, se protestë aspak nuk ishte. Edhe pse i kishte gënjyer demokratët se do e rrëzonte Ramën atë ditë.
Dhe gënjeshtrat do të vazhdojnë.
Po ashtu , edhe Meta shihet i trembur, i frikësuar dhe paralajmëron hedhjen e shashkave të tij me dt 25 korrik e të dridhë themelet e qeveris.
Ndërkohë Edi Rama i kënaqur çfarë po ndodh , vështron plot frikë gjendjen brënda qeverisë më të korruptuar në botë.
Do i duhet të largojë gjithë ministrat sa të marrë detyrën Presidenti i ri.
Ndërkohë, opozita vazhdon e përçarë dhe Gjykata e Apelit hedh vallen e politikës, duke e tjerrur pa fund si Penelopa pëlhurën e saj, një vëndim që do të vinte në shina legale lojën politike.
Berisha, ndjehet triumfator!
Po ashtu edhe disa vullnetarë të tij, që kushedi çfarë ëndërrojnë e presin si vullnetarët e Enverit!
Për t’u blinduar trëkëndëshi shqiptar, protesta në se mund të quhet e tillë u mbështet nga Edi Rama dhe PS, pasi po të ishte protestë e vërtetë e Sali Ramë Berishës, Kryeministria do të blindohej me polic të renea-s.
Ajo u përshëndet dhe u mbështet edhe nga presidenti në ikje Meta!
Ku janë parë protesta kombëtare siç u reklamat në tërë tv, pa patur përballë polici me skafandra e protestues të “armatosur” me hunj apo mjete rrethanore?!
Numri kënaqshëm i protestuesve , mendoj se mbuloi edhe krimin e poshtrimit të Flamurit Amerikan! Gjithashtu edhe vetëvrasjen e gazetarit, studjuesit, antibaletistit e terrorizmit islamik, pro-amerikanit e europeistit Kastriot Myftaraj!
Pra , data 7 korrik, përçau më tej PD-në dhe grupin e saj parlamentar, përforcoi trekëndëshin shqiptare të korrupsionit, bëri presionin e radhës drejtësisë dhe zhgënjeu më tej demokratët.
Vetëm kaq !