Çfarë kërkon enveristi Xhafaj nga SPAK

0

Fatmir Xhafaj është ideatori i një strukture “Ad-Hoc”, të cilën e ka kërkuar që ta drejtojë vetë, të krijuar nga parlamenti, për të sulmuar SPAK-un.

Propozimi i ka shkuar kryeministrit Rama nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dihen problemet që ka bashkia e kryeqytetit, në lidhje me hetimet që po zhvillohen nga SPAK-u.

Enveristi Fatmir Xhafaj, si ideator, propozimin e tij ia ka dhënë Veliajt dhe më pas Veliaj, Ramës dhe socialistët kanë filluar të lëvizin.

Çfarë kërkon enveristi Xhafaj nga SPAK

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Fillimisht u tha për një komision “Ad Hoc”, më pas u tërhoqën, herë e pranojnë, herë e mohojnë dhe dje ka ndodhur një takim, një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Fatmir Xhafaj menjëherë pas mbledhjes së asamblesë.

Ende nuk dihet çfarë kërkon qartësisht Fatmir Xhafaj nga SPAK-u dhe çfarë roli do të që marrë ai, por një gjë është e vërtetë, ai u largua nga detyra si ministër i Brendshëm për shkak të lidhjeve të tij familjare me krimin.

Në atë kohë Xhafaj pretendoi se nuk ishte mbrojtur sa duhet nga socialistët dhe me të njëjtën tezë sot ka risjellë në tregun politik duke thënë se socialistët, 99-çat e tyre nuk po e mbrohen sa duhet nga politika zyrtare, nga mazhoranca.

Sipas Xhafajt, ata nuk duhen t’i lëshohen SPAK-ut edhe rastet e komisionit, e në rastet e hetimeve sepse mazhoranca socialiste duhet të jetë më e bashkuar dhe nuk do të lejojë që SPAK-u të arrestojë dhe të zbatojë ligjin ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës, të cilët janë zhytur në llumin e korrupsionit.

Por ende nuk dihet qartësisht çfarë kërkon vërtetë Fatmir Xhafaj, kërkon të bëjë pazar me SPAK-un, kërkon të kontrollojë SPAK-un, apo po kërkon të shpëtojë hajdutët e Rilindjes dhe 99-çat e saj./CNA 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu