Çështja e detit/ Ambasadorja greke nga Korça: Po punojnë për të përparuar me procedurat

0

Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka folur për çështjen e detit gjatë një vizite në Korçë.

Kamitsi pëmendi takimin e dy kryeministrave dhe deklaroi se po punohet për për të përparuar procedurat me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar.

“Pardje janë takuar të dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparojë procedura me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje për çështjen e ndarjes së detit, të kufijve detarë në gjykatën e Hagës”, u shpreh ajo.

E pyetur për anulimin e vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri, ambasadorja nuk preferoi të komentojë.“Jo nuk kam asnjë koment. Premtoj që do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me kryeministrin shqiptar”, theksoi diplomatja greke. B.A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu