Çështja “CEZ”, Taulant Balla deklaron se ky person ka e-maile dhe telefonata me Berishën

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideron si skandalin më të madh financiar, privatizimin e OSSH-së te kompania CEZ.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balla u shpreh se OSSH u shit pa bërë një inventar duke mos ditur vlerën reale dhe se ryshfeti për këtë privatizim, u pagua nga një bankë e nivelit të dytë.

Sipas Ballës, një person i quajtur Nuel Nik Kalaj ka pasur komunikime me e-maile dhe telefonata, duke bërë sekserin mes ish-kryeministrit Sali Berisha, familjarëve të tij dhe kompanisë që fitoi privatizimin e kompanisë OSSH.

“Përsa i përket skandalit më të madh financiar, të abuzimit financiar me paratë e shqiptarëve, që është privatizimi i kompanisë OSSH te CEZ dhe më pas historia CEZ-DIA. Ka pasur një Komision Hetimor Kuvendi për këtë çështje, i cili në mars të vitit 2017 ka konkluduar me një raport, që i është depozituar prokurorisë. Në atë raport të atij Komisioni Hetimor parlamentar, ka plot të dhëna, shumë interesante sesi u bë privatizimi, sesi u shit një aset publik shqiptar pa bërë një inventar dhe pa ditur vlerën reale.

Sesi u pagua ryshfeti dhe është një nga ato rastet e pastra dhe flagrante sesi ryshfeti u pagua në mes të ditës në Tiranë nga një bankë e nivelit tëdytë, ku një person, i cili ende lëviz lirshëm, jo në Shqipëri, por në Kosovë, Nuel Nik Kalaj, i cili sipas asaj që kemi gjetur në Komisionin Hetimor parlamentar, rezulton të ketë qenë me komunikime, me e-maile dhe telefonata, duhet të ketë qenë personi që ka bërë sekserin mes kryeministrit të asaj kohe, familjarëve të tij dhe kompanisë që fitoi privatizimin e kompanisë OSSH”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu