Çertifikata shëndeti për politikanët e rangut të lartë

0
Shkruan Zef Ndreka
Bëhet fjalë për çertifikat, nga komisioni mediko-ligjor, për shendetin mendor të politikanëve kandidatë për postet më të rëndësishme të shtetit. Siç janë Predidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Lideri i Opozitës.
Më thjeshtë, mund t’a themi, a ka ardhur momenti për t’u paisur me raport mjeksor politikanët tanë, nga neurologu dhe psikiatri përpara se të ulën në koöltuqet e pushtetit?!
Sepse, kemi mbi 30 vjet që kemi dëgjuar veç akuza të ndërsjellta, nga Berisha për Ramën, për Majkon e Metën.
Po ashtu edhe nga Meta për Berishën , për Ramën etj, etj.
Mbi Ramën kryesojnë akuzat , me të drejtë ose jo , falë edhe kartelës klinike të psikiatrise të bere publike në vite. Po kështu , ka zëra që flasin edhe për kartelat ne Austri për Berishën e Majko..
Plot 32 vite që kjo klasë politike, me këto përsonazhe kryesore, nuk bëjnë asgjë të mirë për këtë vënd, por me papërgjegjshmërinë e tyre, ende sot vazhdojnë të shkatërrojnë të ardhmën e vëndit.
Mjaftuan dhe tepruan 32- vite për të parë, për të dëgjuar, për t’u bindur dhe për të përjetuar shumë lloj akuzash e skandalesh , vëndim marrje kriminale ekonomike – politike të treshës Berisha-Rama-Meta.
Të gjithë i dimë tashmë mega skandalet me privatizimet, me rrugët , me hidrocentralet, me buxhetin e shtetit, me ujrat detare që edhe sot dihet si jane situata me grekët .
Nuk mjaftojnë akuzat e ndërsjellta , por degjojme edhe fjalorin e tyre plot ofendime, denigrime, paragjykime. Pikërisht kjo situatë, përbën edhe arësyen kryesore përse ikin nga Shqipëria qytetarët, rinia.
Pasojat e sjelljeve të politikanëve negativ në Shqipëri janë afatgjata dhe të ndryshme.
Korrupsioni, me kryesori, gjendja e rëndë ekonomike, bllokimi i reformave.
Ndaj , për t’a shpëtuar vëndin nga e keqja e mëtejshme, për të siguruar të ardhmën, politikanët e nivelit të lartë, duhet domosdo t’i nënshtrohen një kontrolli të imët mjeksor- shëndetësor nga komisioni me mjek legal. Ky komision duhet të konstatojë problemet nqs ekzistojnë, ose të konkludojnë se janë të aftë mendërisht dhe emocionalisht për të drejtuar shtetin. Kontrolli duhet të jetë detyrues, përderisa politikanët marrin në dorë fatet e vëndit e të popullit për disa vite.
Mjekëve specialist të psikiatrisë dhe neueologjise, t’u krijohet një status i veçantë ligjor, për të kontrolluar e spostuar me detyrim krerët partiak e të qeverisë, që dëmtojnë shqiptarët dhe shtetin.
Çertifikatat janë të nevojshme e të detyrueshme për njerzit e thjeshtë që drejtojnë një motorr, një makine, një skaf.
Jo më për të drejtuar një shtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu