PD zyrat ishte jashtë zgjedhjeve, KQZ rrëzon kërkesën e Bashës për 14 majin
Duket se Parti Demokratike po rrezikon seriozisht të mos pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas një debati në KQZ është vendosur që të mos pranohet kërkesa e Alibeajt në këtë institucion dhe duke bërë që PD të ngelë jashtë këtyre zgjedhjeve.
Celibashi: Nënshkrimi nga nënkryetari Alibeaj me delegimin e Lulzim Bashës nuk ka bazë ligjore. Ky angazhim është përgjegjësi personale e kryetarit të partisë. Deklarata solemne që nuk angazhohet në blerje të votave apo manipulim të zgjedhje duhet të firmoset nga kryetari.
KAS nuk pranoi ankimimet e dy grupeve brenda PD-së, të drejtuara nga Berisha dhe Alibeaj, dhe çështja iu kthye Ilirjan Celibashit.
Tashmë me këtë vendim i hapet rrugë që opozita të dalë vetëm me një kandidat të përbashkët në listat e PD-së së Berishës dhe Partisë së Lirisë.
Kjo është hera e dytë radhazi ku PD zyrtare, nuk futet në zgjedhjet lokale, pas bojkotit në vitin 2019 kur Basha ishte kryetar.
Ndërkohë më 14 maj, Edi Ramës i duhet tashmë të përballet vetëm me kandidatët e dalë nga lista e përbashkët e opozitës nën logon e Partisë së Lirisë.






