Ç’do sjellë këto orë vëndimtare vizita e Edi Ramës në Kosovë dhe a do ta takojë Ramush Haradinaj kryeministrin shqiptar?!

0
 Shkruan Blerim Muriqi
Konfirmimi se edhe Kurti takon Ramën, deklamon se ka përgjegjësi në politikbërjen tonë, dhe kjo qetëson secilin nga ne. Koha është me shumë dyshimpritje, meqë shumë tema u janë hudhur në tavolinë shqiptarëve dhe Kosovës, për çka qytetarët presin lidership nga përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve tona shqiptare në gjithë rajonin.

Andaj, z.Haradinaj takojeni kryeministrin Rama!

Populli thotë: Fjalët i merr era! Vërtetë në skenën tonë janë thënë shumë gjëra të papëlqyera mes liderësh e përfaqësuesish, herë shumë të rënda e herë më pak të vërejtshme. Edhe ju jeni njëri nga ata që ju ka rrrëshqitur gjuha në këtë drejtim. Por, ja, sot po bëni koalicione e po bashkëjetoni e bahskëqeverisni bashkë përtej fjalëve, përtej inateve dhe përtej jo vetëm mospajtimeve, por edhe mosdurimeve të së djeshmës dhe kjo i ka hapur vendit më shumë mundësi e ç’tensionim.
Askush nga ne nuk dimë si do shkojnë punët tutje, por dimë që edhe përtej kësaj paralajmërimakuze Kosova do jetë e do frymoi institucionalisht e politikisht deri në bashkimin tonë Shqipërisë.
Se gurët po lëvizen këtë po e shohim edhe ne qytetarët. Sot Meta, Thaqi, Rama, Hoti, Ruçi, Osmani, Ali Ahmeti, Kurti, Veseli, Basha, Fatmiri, Mustafa të gjithë janë veçse e sotmja jote politike dhe e jona institucionale për nga vendimarrja, sepse ata përfaqësojnë po ashtu sikur ju.
Ju keni ditur të ngriteni mbi veten tuaj sa herë dhe nuk do duhej të mos e bënit prap!
Historia jonë e re ka qenë vërtetë shumë kërkuese nga ju. Ju ka veçuar me sfidat që ju ka shtruar para vetes, qofshin ato nga faktorë të jashtëm armiqësorë, qofshin nga konkurenca e ulët e brendshme. Pa këto, ju nuk do të ishit ky që jeni, një drejtues karizmatik me shfaqjen ndryshe nga tjerët.
Ju tashmë keni para vetes si koalicion qeverisës përgjegjësi të shtuara, sepse po hyjmë në një fazë kur zhvillimet nuk janë e nuk do jenë për një kohë vetëm nëpër ujëra të kthjellëta. Zgjedhjet apo plotësimi i vakancave do jenë sfida edhe përgjatë një kohëmarrëveshjeje me Serbinë dhe ngritjes së mundshme të akuzave për disa nga çlirimtarët.
Në sfidat tuaja, ne si opinion kemi qenë goxha rahat, sepse kemi besuar në pastërtinë tuaj dhe drejtësinë ndërkombëtare. Dhe, ashtu edhe kanë përfunduar proceset, edhe përkundër një kalvari, sikur e dimë të më shumë se 8 viteve tuaja në përballje e tonat në dhimbje e mospranim qytetar.
Por, jo të gjithëve historia ua jep fatin ta bëjnë vetë atë, duke e skalitur personalitetin e vetanak me fatin e popullit që e ka lindur.
Paralajmërimakuza e Fletërrufesë që u lëshua nga dhomat e specializuara javën që shkoi në vigjilie të takimit në Shtëpinë e Bardhë, na thotë se kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me drejtësi ndërkombëtare që ta besojmë. Kjo është drejtësi selektive dhe si e tillë ajo është e ndotur. Lindja e saj si e ndotur ka gjithë premisat antishqiptare dhe si e tillë mund të gaboi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Pra z. Haradinaj, sot vendi kërkon shpatulla menaxhimi për të përballuar deri në detaje ato që mund të vinë dhe kjo arrihet vetëm duke qenë bashkë. Rreshtimi i juaj në këtë, duke dhënë shembullin personal në drejtim të Ramës dhe Kurtit, i jep më shumë mundësi atij bashkimit tonë që na duhet sot.
Bindjet politike dhe qasja ndaj zgjidhjeve nëpër kohë krijojnë edhe jaze mes njerëzish, por kjo nuk duhet të ndiqet nga përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve. Ju sot jeni i veshur me petkun e dyfisht subjekt-institucion. Drejtoni partinë që është pushteti qeverisës dhe përgjegjësia ua kërkon ta takoni Ramën sot dhe ta shtyni një takim të përbashkët të faktorëve shqiptarë në rajon (punë që në fakt do duhej ta shtynte si detyrë kushtetuese presidenti Meta)!
Sot përtejpolitika ua kërkon këtë dhe unë si qytetar do ndjehesha mirë po ta shihja që po ndodhë.
Uroj ta bëni këtë hap që ta kuptojmë nesër që keni bërë gjënë e duhur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu