Çdo parti ka Jozefinën e vet

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Jozefina Topalli u bë kuçedra që po ha Lulzim Bashën. Kjo është hataja e madhe për partinë demokratike.

Jozefina Topalli nuk do të kandidojë në Shkodër,  Kjo është mrekullia hyjnore për shkodranët.

Maskat tashmë do të kenë sigla partishë. Ky është lajmi hata i ditës që trëmbi PD-në dhe PS-në, për faktin se u shpik dhe lindi nga LSI.

Maskat do të jepen falas fillimisht nga LSI, pastaj edhe nga partitë e tjera, kjo është mrekullia për fukarenjtë.

Që në nisje, Jozefina ikën larg Shkodrës e merr ç’merr, në shkoftë tek 25 prilli, pasi pritet se do të ketë zhvillime edhe me emra të problemshëm për Amerikën.

Që në nisje kemi  maska me emra partishë dhe parti me maska dhe Jozefina.

Mediat e majta, ose maskat e majta të Edi  Ramës, po tentojnë ta përdorin Jozefinën e partisë demokratike kundër partisë demokratike, sipas modelit të Gramoz Ruçit në 2 prillin e vitit 1991, “rrugaçët demokratë duan plumb”.

Po kjo hata është më e gjëre se shihet.

Edhe maskat e djathta, po e përdorin  Arta Daden, Jozefinën e PS-së, kundër PS-së, sa herë duan.

Të trija partitë e mëdha kanë ideuar maskat e veta dhe kanë klonuar Jozefinat e veta.

PD-ja ka Grita Dumën në vënd të Jozefinës prej vërteti, ndërsa PS-ja ka Elisa Spiropalin ne vënd te Jozefinës prej vërteti Arta Dade.

Po LSI?

Edhe ajo ka Jozefinën e vet. Edmond Panaritin, a njuk ngjan një tip Jozefine?!

Jozefina prej vërteti, që po t’ja kritikoje paksa partinë, të kapte për zhelesh para pak vitesh, sot ka parti kundër partisë që e bëri milionere.

Jozefina e PS-së, Arta Dade, që ishte mish e thua me të majtën, sot të gërvishtë me thonj si mace, po fole një fjalë të mirë për Rilindjen, që edhe atë e bëri milionere.

Edmond Panariti, Ish- ministri i Bujqësisë, edhe ky milioner, të mos ja hamë hakun, siç nuk është më pak se Jozefina e vërtetë, nuk është as më shumë se Taulant Ballë. Astrit Patoz, Muslim Murriz, Selami Jenisher, Bamir Top, Kaç Islam, Skënder Gjinush, Fatmir Medi apo  Ndoc Rrok, meqë kryeministri Rama e përmënd shpesh kur vete tek pronat e Ardian Fullanit në Kelmënd.

Artikulimi, prëmtimet, projektet, nuk bëjnë punë sot tek votuesit, pasi zhgënjimi është më i madh se besimi, pasi gjithsecili politikan e pushtetar, është bërë shumë i pasur, pa rrogë, pa pronë, pa kulturë, pa asgjë prej gjëje.

Ende po kërkohet një model i betejës së fortë?

Por “plumbat”, ashpërsia, arroganca, nuk mund të zhvillohet në kampin  rozë vetëm me një komunist kalibri si Gramoz Ruçi, apo me një provokator lolo si Ilir Meta që herë ja drejton “tytën e topit” vetes e herë Rilindjes, sa u bë qesharak.

LSI-ja, mësohet do të shpërndajë  maska falas me siglën e vet.

Kjo e tërbon Edi Ramën, që ose do të nisë edhe ai prodhimin falas me siglën PS, ose do të çmëndet, do të gjobisë këdo që vëndos maskë!

Pra, nami le të bëhet, LSI nuk do të lejohet t’ja punojë Edi Ramës me maska.

Deri tani, ne fakt, maskat konsideroheshin si të PS-së, megjithëse duhet thënë se vetëm afër policit vëndosen.

Po ndeshja me maska dhe Jozefina është në kulm, tashti që ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar fundin e peshqve të mëdhenj, të zënë në rrjetë nga ambasadori Donald Lu.

Prandaj çdo parti ka Jozefinën e vet, por ka, edhe maskën e vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu