Çast a sprovë?

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Çast a sprovë?

Ndalu thotë një çast, e më prit,
Durimi u sos, jam mbushë e po plas,
Mendja gjetiu, me ikë sa për pak,
Ti që po qeshë, e di se din përsenë,
Për shkak, t’marruar e t’pa ndjenjë,
Prandaj me dëshirë, po e lë aty,
Pak çaste t’më presë për më vonë,
Që të veproj pa dashje por detyruar,
Të shoh si ndihesh, duke parë tek unë,
Atë që bën ti, veten krejtë zbuluar,
Ndjen apo jo dert, t’mendoj ska vend,
Sa për plagën time, e fashoj vetë,
Mendja, shpirti e të gjitha bashkë,
Ushqyer krejtë marrëzisht,
o njeri i mbrapshtë,
Sa shumë të pelqen kjo e hidhur jetë,
Te ja shtrosh sofrën e rrugē tjetrit
e ta bësh me hjekë!
Gjatë u duk, vendin për me e ndrru,
Se n’djallin ish vetë, njeriu i sajum.
Për faj, mos e gjykoni vesin e shkretë,
Kurë njeriu mbi veten, vend i ka bërë,
Të këqijat e të mirat dy vepra shohim,
Gabojmë n’përzgjedhje kur i përdorim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu