Can Yaman nuk i shpëton dot shërbim të detyrueshëm ushtarak; Ja ndryshimi drastik i aktorit

0

Can Yaman 29-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, është një nga aktorët më të talentuar e të dashur jo vetëm për publikun turk, por edhe shqiptar. Ndonëse Yaman e ka nisur relativisht vonë karrierën e aktrimit, në vitin 2014, ai arriti të bënte për vete miliona fansa . Pas disa roleve të suksesshme përfshirë këtu serialet “Pavarësisht dashurisë” , “Hëna e plotë”,  “Një puthje në errësirë” të cilët i keni ndjekur në Tring, ai është shndërruar  dhe në aktorin tonë të preferuar.

Ta shohim në ekran teksa interpreton role të ndryshme, duket se është gjëja që 29-vjeçari mund të bëjë më mirë, dhe lajmi se ky i fundit mund të heqë dorë nga aktrimi ka tronditur fansat e tij.

Can Yaman pak kohë më parë deklaroi  se në janar të këtij viti , do t’i bashkohej forcave ushtarake, ndërkaq, Can herë pas here ka bërë video live ku është mundurar  t’i shpjegojë sërish fansave arsyet e vendimit të tij, si dhe faktin që ky vendim në fund të ditës nuk është një “tragjedi” siç ata po e interpretojnë.

E ndonëse jemi vetëm në javën e parë të vitit të ri, Can Yaman është gati të shkojë ushtar në Izmir!

Shërbimi i ushtrisë është i detyrueshëm në Turqi dhe nuk përjashton askënd e së fundmi parukieri personal i aktorit ka publikuar një foto ku Can duket shumë ndryshe,. Pa mjekër me flokë të shkurtër, aktori duket si një tjetër person.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu