Busulla e humbur e demokratëve

0
Skruan Zef Ndreka
Vëndimi i qeverisë amerikane të dhënies non grata Berishës familjarisht, për arësyet që tashmë dihen, ka përshtjelluar politikën në Shqipëri prej një viti!
Veçanërisht, opozitën, e kryesisht Partinë Demokratike.
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentarë, e egërsoi me tej atë dhe i diktuar nga ego-ja e sëmurë, ai ndërmori aksionin përsonal politik të shkatërrimit të PD-së, të përçarjes përfundimtare të saj.
Përmes foltorëve të tij në çdo Qark, dhe krijimit të Shtëpisë së Lirisë me LSI dhe PDK, ai bëri thirrje të mos votohej PD-ja, e bashkëthemeluar prej tij!
Strategjia e Berishës për të ndikuar në rrëzimin e vëndimit të DASH-it, që në krye të herës, ka rezultuar e gabuar.
Mbështetja sipas tij, e 44 mijë demokratëve, nuk përbën asnjë problem për SHBA-të të cilët nuk bëjnë shaka dhe nuk bëjnë asnjë tolerancë në vëndimin e tyre.
Kjo shihet, edhe tani pas kaq muajsh, dhe asnjë përshëndetje, asnjë takim, asnjë dhënje dore, asnjë bashkëpunim me Berishën nga ndërkombëtarët!
Përkundër tyre, të vetmit që e mbështesin fshehur dhe haptazi, janë Meta dhe Rama.
Shëmbull ishte bashkëpunimi me dt 7 korrik në protestën e thirrur nga Berisha.
Në fakt, Rama , Berisha dhe Meta bashkëpunuan.
Më shumë, për momentin Rama -Berisha, megjithse nuk arritën t’a mbushnin atë pjesë të bulevardit nga Kryeministria deri tek Ura e Lanës.
Por kjo është çështje e tyre.
Njëri prej tyre, Berisha, për të marrë rolin e liderit të opozitës, tjetri, Rama, për të testuar sa i mblidhen kundër!
Të dy këto kodosha, u gjenden të kënaqur e të lumtur!
Të dy sëbashku, për të mashtruar popullin, demokratët e ç’orjentuar , ndërkombëtarët, për të përçarë dhe dobësuar grupin parlamentar të PD-së, dhe për t’i bërë presionin e radhës Gjykatës së Apelit të Tiranës për vëndimin që pritet të marrë së shpejti.
E ka menduar mirë treshja e Bermudës shqipare situatën:
Është rasti për të shpëtuar, për të zgjatur edhe disa vite pushtetin brënda trekendeshit! Për e vijuar me korrupsionin, vjedhjet dhe pasurimin e paligjshëm pa ju hyrë ferrë në këmbë!
Ndaj duhet të jemi grup ! Të fitohet gjyqin i radhës, me çdo rrugë e më çdo formë.
Për këtë, trëkëndëshi duhet të shfaqet i urtë, “rebelues” por jo të dhunshëm , të shfaqet pa lidhje me te shkuarën. Të luftojmë të harrohet Berisha 1, Berisha 2. Të projektojmë Berishën 3 të ndryshuar, dhe të ëndërrojnë Berishën 4. Pa hequr dorë nga Meta, edhe pse është i ri dhe ka kohë!
Po sondazhet e ditëve të fundit?
Ato i ofrohen shqiptarëve, të kalkuluara me parë.
Pikërisht nga porositë e trëkëndëshit për të faktorizuar Berishën dhe për të na treguar se Rama ka rënë disa pikë dhe duhet të punojë më shumë.
Ndërsa, faktorët e tjerë politike janë lënë në harresë!
Të jetë rastësi?!
Kurrsesi jo! Është porosi. E qëllimshme, për të hutuar më tej e për të çorjentuar akoma busullen e humbur të demokratëve.
Janë shumë jo profesionale dhe dashakeqëse për demokracinë dhe demokratët sondazhet e porositura. Që kanë si qëllim hipotekimin e Ramës në qeveri duke “favorizuar” Berishën.
Si i tillë, sondazhi èshte krejtësisht mashtrim, i pabazuar dhe i pa vërtetë.
31.9 % e shqiptarëve, nuk dashkan as Ramën as Berishën Kryeministër!
Kjo rrenë e kthyer mbrapsht nuk ngjit ! Është rrenë kthuqe thojnë në Shkodër!
Po te ishte e vërtetë , se afër 30 % duan Berishën, do kishim me shume se 10 000 protestues në boulevard kundër Ramës, në atë protestë kombëtare siç e quan Berisha dhe Foltorja. Pa llogaritur se kishte edhe të tjerë demokratë, qytetarë të pa mashtruar, madje edhe socialistë!
Përdorimi i sondazheve , i mediave të shkruara e vizive, të portaleve, i oligarkeve, i parave të pista, nuk e ndryshojnë dot realitetin poliik e social shqiptar, me kot mundohet Rama-Meta-Berisha të luajnë rrenash me shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Janë të zbuluar tashmë në sytë e të gjithve. Njëri non grata e të tjerët kandidatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu