Bust i mbretëreshës Elizabeth II në Has, Morina: Do financohet nga emigrantët

0

Kreu i Bashkisë së Hasit, Liman Morina u shpreh për Euronews Albania se në sheshin kryesor të qytetit të Hasit do të vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II.

Moria tha se vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku nënvizoi se do të financojnë emingrantët.

“Ideja e vendosjes së një statujë për Elizabeth II në Has do të jetë më e madhe. Hasjanët kanë përfituar nga Mbretëria e Bashkuar. Mbi 80% e familjeve hasjanë që ushqehen dhe mbahen falë Mbretërisë së Bashkuar.  Këshilli Bashkiak do të marrë këtë vendim këtë të hënë për të marrë një vendimmarrjes për vendosjen e vendit dhe caktimin e sheshit.  Në sheshin qendror do vendoset. Financimi do të bëhet nga emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ai.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike. Elizabeth II ishte edhe mbretëresha më jetëgjatë e një vendi. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu