Bushtrat!

0

Shkruan Kimete Berisha

Nuk ka shpëtim për këtë vend…

Nuk ka faj veç politika, le të ndërrohen qeveritë për çdo ditë se kot…

Problemi është te mentaliteti i shqiptarit, që është mentalitet i t’fortit, mentalitet krimogjen, primitiv, tinëzar, gllabërues, shkatërrues.

Shqiptari rrnon me gjetë një të lig e me sundu, me shkel, me ia nxi jetēn të dobëtit, ia shkatërron jetën kujt t’mundet për pikë të qejfit.

Ato infermieret e Pejës që e rrahin një grua të moshuar në Shtëpinë e të moshuarve dhe e përqeshin, ato janë vrasëse.

Ato nuk lënë të zezë pa bë.

Ku me ditë çfarë krimesh kanë bërë deri tash.

Gjithë ajo fushatë për dhunën e burrave ndaj grave.

Por, gratë ta bëjnë më zi, sa herë që u jepet rasti.

Burrat i rrahin gratë – sepse nuk mund t’i rrahin burrat.

Gratë e reja i rrahin plakat, e nuk i rrahin burrat – jo që kanë ftyrë, por thjesht që nuk munden.

Peshku i madh e ha të voglin: kafshëri gjithandej.

Këtu gjithkush e bën atë që mundet.

P.S. Kaherë nuk kam kajt më shumë se sot.

Jam e mërzitur, e pikëlluar, shumë e hidhëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu