Burak dhe Fahriye fotografohen me djalin në publik, aktorja jep lajmin e mirë

0

Çifti i aktorëve turq, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen darkuan mbrëmë në një restorant në Etlier, Stamboll. Së bashku me ta ishte edhe vogëlushi Karan të cilin çifti nuk ngurron më ta shfaqë në publik.

Pasi dolën nga restoranti, Fahriye dhe Burak u ndaluan nga gazetarët. Fahriye dha një lajm të mirë duke deklaruar se do të rikthehet në ekran pasi i mungon shumë. Aktorja u shpreh se ajo nuk ka vendosur kushte, siç u përfol pak kohë më parë në media. “Më mungon shumë, dua t’i kthehem xhirimeve. Kam disa projekte, po i shikoj dhe do jua bëj të qartë më vonë”-tha Fahriye duke treguar kështu se ende nuk ka vendosur për ndonjë serial konkretisht./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu