Shkruan Sokol Pepushaj
Babloku me sy në vrimë të “bravës” së Lulit, që ta themi, e ka mbyllur me shul nga pas Saliu, dhe ambasadorja amerikane me çelësin e Tiranës që ja bëri dhuratë Lali Eri, po sillen si maçokë përpara pasqyrës së kësaj vere.
Kjo Verë, edhe pse ende nuk ka shkrirë borën maleve, zbriti tek Currilat në Durrës për të lëpirë akulloren e Vangjushit.
Vangjushi, Luli dhe Lali, ngjajnë provokuesit e vullnetit të pavullnetshëm të Mafies, Opozitës, Qeverisë, SPAK-ut, diplomacisë dhe pritshmërisë. Kur vdes shpresa, të gjallët marrin vetëm frymë pa lejen e “bosëve”.
Të tërë mbajnë brava dhe çelësa në duar.
Procesi i shkrirjes së skorieve përmbi dosjet e korrupsionit zhvillohet përmes kodit të njohur publikisht; Dosjet që hapin fshatarët, ato plot pasuri e katandi, i mbyll SPAK-u, të voglat, ato me pula e pata, pasi gjykohen e kopsiten fshatçe, i çelë” e i lexon si programe drejt integrimit të shoqërisë në strukturat euro-atlantike.
Që brava e opozitës nuk hapet pa çelës të Saliut, është po kaq e dyshimtë sa SPAK bën apo nuk bën avokatin e hajdutëve, paguhet nga taksat apo nga vetë mafia?!
Askush nuk gabon, nëse diçka dyshon.
As syri i Bablokut në bravën e Lulit, as çelësi i Lali Erit në duar të ambasadores, nuk janë truk gazetaresk, por realitet i pa përgjegjshëm për t’ju përgjigjur dyshimeve për mbrojtje nga shkatërrimi të mafies, duke mundësuar mashtrimin gradual, mpirjen e vullnetit.
Turbullirat me substancë sugjestionin, nuk fshehin implikimet serioze, as në bravën çatalle të Opozitës, as në çelësin e ndryshkur të Tiranës.
Nuk dua ta besoj se fshatarët e hanë sapunin për djathë, as se mund të duartrokiten për shpresë Brava, Çelësi Luli, Lali dhe Yuri!/Pamfleti