

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se të 27 vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, mbështesin propozimin e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Deklaratën, Borrell e dha ditën e djeshme në Bruksel, në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
Borrell shpreson se Beogradi dhe Prishtina do të angazhohen për de-përshkallëzimin e situatës dhe kthimin në dialog.
“Palët duhet të kthehen në dialog. Kjo është detyra që BE-ja ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe unë si ndërmjetës. Kjo është e nevojshme për të dyja palët në rrugët evropiane. Pas incidenteve të verës dolëm me një propozim për dy liderë, e kemi përditësuar javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që arritëm për targat, që shpresonim të shmangnim tensionet.
Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta paraqesim urgjentisht. Jam i lumtur që morëm mbështetjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë nismë. Tani është një propozim i 27 vendeve të BE-së”, theksoi ai.
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Frankfurt am Main.
Balkan's News është një portal ku fjala e lirë ndihet vërtet e lirë dhe është rreptësisht i mbyllur për publikime jashtë etikës së gazetarisë profesionale. Duke patur një numër të madh vizitorësh, Balkan's News ofron hapësira dhe mundësi ideale për marketing dhe reklama.
Si pjesë e Subjekti të regjistruar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Qëndra Kombëtare e Biznesit me Fushë Veprimtarie: “Tregëti artikuj të ndryshëm, shërbime mediatike”, portali Balkan's News, me numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS), ose NIPT: L96314005N, është një agjenci serioze me elementë fiskalë sipas ligjit.
Shkoder.
Tel.: +355 67 67 33 163

© 2025. BalkansNews.Net - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Kontakto: info@balkansnews.net

