Përmes një reagimi Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj.
Po ashtu, Trump deklaroi se presidentit Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, është arrestuar dhe është nxjerrë jashtë vendit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm të madh kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është fluturuar jashtë vendit.
Ky operacion është kryer në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje do të jepen më vonë. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen! President DONALD J. TRUMP”, shkroi ai në rrjetin social Truth Social.
Qeveria venezueliane konfirmoi se sulmi, një “akt shumë serioz agresioni”, goditi Karakasin dhe disa zona të tjera të vendit dhe u bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe shoqërore të aktivizojnë planet e mobilizimit. “Ne do të mbrohemi”, deklaroi qeveria në Karakas.
Sipas raporteve fillestare, u goditën bazat ushtarake, konkretisht Fort Tiuna, dhe baza ajrore La Carlota. Nga ana tjetër raportohet se u godit edhe porti i kryeqytetit.
Aksioni ushtarak u urdhërua nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili në javët e fundit kishte ngritur mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, ishin “të numëruara”, pasi vendosi një flotë anijesh luftarake në Karaibe.









