Blindohet salla e Kuvëndit, Grupi i Berishës paralajmëron kaos, Garda gati për kundërvepime

0

Seanca plenare e ditës së sotme është ndër më të rëndësishme, ku pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. Por, grupi i Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.

Për këtë arsye Garda ka marrë masa, teksa ka rrethuar foltoren.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Bardhi theksoi se ky nuk është më parlamenti që përfaqëson qytetarët. Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga salla e Kuvendit, shihet prani e madhe e punonjësve të Gardës së Republikës.

Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.”, shkruan Bardhi.

Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu