Blendi Fevziu, Ramës, “Do plasë lufta, njerëzit do nxjerrin kallashin”, Rama tërbohet: Ta provojnë njëherë… e të shohin ç’bëhet!!

0

Moderatori Blendi Fevziu duke komentuar shtyrjen e qerasë për dy muaj ka pyetur kryeministrin Rama për një përplasje sociale. Rama tha se kjo nuk do të ndodhë, pasi për kacafytje e ka mendjen vetën opozita.

“Shkon ai kërkon qeranë ai, ai thotë s’ta jap se më ka thënë kryeministri, pastaj shkon ai merr kallashin e pistoletën që si kanë dorëzuar akoma”, tha Blendi Fevziu.

“E kam parë me shumë keqardhje dhe nuk e kuptoj pse zoti nuk e ushqeu më vajin e kandilit për trupin e opozitës. Para pak orësh kishin nxjerrë një deklaratë për kacafytje, sepse vetëm ashtu e kanë mendjen. Ka një grusht njerëzisht po nuk bëjnë shumicën. Shqiptarët janë njerëz solidarë. Ta provojnë njëherë të kacafyten. Ta provojnë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu