Ditën e djeshme, aktorja e njohur Blake Lively, ka vendosur të fshijë të gjitha postimet në faqen e saj.
Aktorja e “Gossip Girl’ thjesht po përgatitet për filmin e saj të rradhës dhe kjo është vetëm një pjesë e strategjisë së saj në mediat sociale. Lively fshiu të gjitha postimet e saj përveç një nga shtatori, kur ndau trailerin për filmin “Rhythm Section”.
Ky është titulli për filmin e ardhshëm të 32-vjeçares, i cili do të publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë se vitin e kaluar aktorja bëri të njëjtën gjë dhe fshiu nga “Instagram-i” i saj të gjitha postimet, si pjesë e promovimit për filmin “A Simple Favor”,në të cilën ajo luajti së bashku me Linda Cardellini dhe Anna Kendrick.