Biznesmeni Fatmir Bektashi merret për 2 orë e gjysmë në pyetje nga SPAK

0

Pas dy orësh e 30 minuta biznesmeni Fatmir Bektashi i akuzuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, në të njëjtin proces hetimor me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e këtij të fundit, Jamarbër Malltezi ka dalë nga godina e SPAK.

Bektashi është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Edhe për ish kryeministrin Berisha gjykata ka firmosur të njëjtat masa, pasi e dyshon për korrupsion, ndërsa Malltezi ndodhet në qeli.

Sipas SPAK, Berisha përmes ndryshimeve ligjore ka favorizuar dhëndrin e tij për të privatizuar ish-kompleksin sportiv, prej nga ky dyshohet se Malltezi ka përfituar një shumë prej 5.4 mln eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu