Abaj rikthehet në shtëpinë Oberoi dhe por shkakton shumë debat. Om dhe Rudra i kërkojnë falje Abajit dhe i premtojnë se do ndihet si në shtëpinë e tij. Anika dhe Gori nisin përgatitjet për të mirëpritur bashkëshorten e Abajit. Zvetlana shkon në shtëpinë Oberoi me fytyrën e mbuluar. Kur ajo heq vellon të gjithë tronditen. Abaj e prezanton Zvetlanën si bashkëshorten e tij. Zvetlana thotë se është shumë e lumtur që u bë nuse Oberoi. Om përzë Zvetlanën. Zvetlana i tregon Shivait videon ku Texh i vë flakën fabrikës dhe e kërcënon se do e publikojë në media. Shivai detyrohet ta mbajë Zvetlanën në shtëpi. Familjarët kundërshtojnë.
Anika nuk pranon që Zvetlana të qëndrojë dhe zihet me Shivain pasi ai nuk i tregon arsyen. Anika i kujton premtimin që i bënë njëri-tjetrit që çdo problem do e zgjidhin bashkë. Zvetlana i tregon Abajit se ata kanë një qëllim të hakmerren ndaj familjes Oberoi. Abaj nxehet me Zvetlanën dhe e kërcënon mos t’ja prishë planin. Zvetlana i kujton që ka provën. Shivai i tregon Anikës që Zvetlana po e kërcënon por nuk i tregon më shumë se kaq dhe i kërkon kohë. Zvetlana bën plan të mbajë një konferencë për mediat si nusja e shtëpisë Oberoi. Anika, Gori dhe Bavja zihen me Zvetlanën. Anika sfidon Zvetlanën./revistawho.com