Shivai i tregon Anikës videon me të cilën e kërcënon Tanja. Shivai dhe Anika vendosin të zbulojnë të vërtetën se kush e ndezi zjarrin në fabrikën Kaljani. Shivai i kërkon familjarëve t’i thonë sekretin por ata nuk pranojnë. Shivai dhe Anika agjërojnë për njëri-tjetrin në festën e KarvaÇothit. Shivai surprizon Anikën dhe e bën atë të lumtur. Texh, Shakti, Xhanvi dhe Pinki kanë frikë se Shivai do zbulojë të vërtetën.
Gori i tregon Omit të vërtetën që mësoi anglisht për t’i shprehur dashurinë. Om pendohet që e lëndoi Gorin dhe që dyshoi se ajo e tradhëtoi. Ai vendos të rikthejë Gorin në shtëpinë Oberoi. Om maskohet dhe ndihmon Gorin pasi pronari i shtëpisë në Bareli e përzë. Om i paguan Gorit qeranë e shtëpisë dhe bëhet qiramarrësi i shtëpisë së saj. Abaj vendos të hakmerret ndaj Bavjas dhe i tregon Rudrës. Bavjan e përzënë nga shtëpia. Ajo kërkon për punë dhe nis punë një kompani. Mirëpo tronditet kur mëson se pronari është Rudra. Rudra e punëson Bavjan si badigarden e tij. Tanja dhe Abaj takohen fshehtas dhe festojnë bashkë KarvaÇothin. Tanja dhe Abaj janë të martuar dhe kanë vendosur të shkatërrojnë Oberoit. Babai i Abajit ka qenë kushëriri i Texhit dhe Shaktit por ata e kanë përzënë nga shtëpia. Abaj ka vendosur të hakmerret./revistawho.com