Bixhoz me dashurinë -Vikram dashurohet me Anikën me shikim të parë, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Shivai ngul këmbë që Anika t’i tregojë të vërtetën por ajo ka vendosur mos t’ja tregojë përsëri. Shivai pyet Anikën për të fejuarin e saj dhe kërkon ta takojë atë. Anika i thotë se i fejuari i saj është shumë i zënë. Shivai nuk beson se Anika ka të fejuar. Shoku i Gorit Dandi shkon të takojë Omin dhe i tregon se Gori nuk po martohej me Kalin për para. Om e kupton gabimin dhe kërkon të gjejë Gorin.

Xhanvi mendon se Texh është gjallë dhe po luan me të. Zvetlana fillon të përjetojë të njëjtat gjëra si Xhanvi. Ajo i thotë Xhanvit të bëjnë një kurth për Texhin që ta kuptojnë nëse ai është gjallë. Gori niset për në qytetin e Punes. Om hipën në autobus dhe kërkon për Gorin por nuk e gjen atë. Anika i tregon Omit dhe Rudrës që e gënjeu Shivain sikur ka të fejuar. Një personazh i ri vjen në serial. Ai quhet Vikram dhe është biznesmen. Vikram sheh Anikën në rrugë dhe mahnitet prej saj. Ai hutohet pas Anikës dhe përplas makinën. Anika shkon në vendngjarje. Om dhe Rudra mendojnë për Gorin dhe Bavjan. Shivai u jep zemër vëllezërve dhe u thotë të gjejnë Gorin dhe Bavjan para se të pendohen. Vikramin e dërgojnë në spital. Anika takohet me Vikramin dhe e pyet për aksidentin. Ai i tregon që u përplas pasi pa atë. Rudra shkon në Merut për të takuar Bavjan. Bavja refuzon të flasë me Rudrën. Shivai pyet Anikën si e ka emrin i fejuari i saj. Anika sheh Vikramin në revistë dhe i thotë Shivait se i fejuari i saj quhet Vikram./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu