Bixhoz me dashurinë/ Vëllezërit Oberoi e shpëtojnë Gorin nga Axhej, ja ç’do ndodhë nesër

0

Axhej dhe shokët e tij rrahin Omin. Gorit i vjen keq për Omin por nuk pranon të kthehet me të dhe thotë se do martohet me Axhejin. Shivai nuk duron dot ta shohë Omin të mërzitur dhe përgatit një plan. Vëllezërit Oberoi vendosin ta rrëmbejnë Gorin. Shivai ja fsheh planin e tij Anikës. Axhej u tregon shokëve të tij që do shkojë në shtrat me Gorin para se të martohet me të. Gori e dëgjon dhe vendos të kërkojë ndihmën e Omit por nuk arrin do të lidhet me të në telefon. Gori vendos të arratiset.

Vëllezërit Oberoi arrijnë atje dhe shpëtojnë Gorin. Ata përballen me Axhejin dhe shokët e tij por arrijnë të shpëtojnë prej tyre. Vëllezërit Oberoi shkojnë në shtëpi me Gorin. Shivai shpërqëndron Anikën që mos ta shohë Gorin. Ata e fshehin Gorin në dhomën e Omit. Shivai e ndalon Anikën të shkojë në dhomën e Omit. Anika dyshon dhe i tregon Bavjas. Ato shkojnë në dhomën e Omit për të zbuluar çfarë po fshehin. Shivai bën sikur i bie të fikët. Anika shkon sërish në dhomën e Omit dhe gjen Gorin pa ndjenja. Anika i bërtet Shivait që e rrëmbyen Gorin. Ajo mendon se Axhej do ja shfryjë zemërimin mamasë së Gorit. Gori zgjohet dhe përqafon Omin. Ajo i tregon planin e Axhejit. Anika i fal vëllezërit por sërish zihet me Shivain./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu