Rudra dëshiron të blejë një motorr por për shkak të Zvetlanës karta e tij e kreditit nuk pranohet. Shivai ja blen motorrin Rudrës dhe thotë se derisa ai të jetë gjallë Rudra do blejë çfarë të dojë. Rudra i bën xhiro me motor gjyshes. Anika pyet Shivain pse ja dha Zvetlanës aksionet e Omit dhe Rudrës por Shivai i thotë të mos përfshihet në këtë çështje. Zvetlana i dhuron Gorit një makinë qepëse dhe i thotë të punojë pasi Om tanimë është i padobishëm. Gori i thotë Zvetlanës se nuk është turp të punosh. Anika mbron Gorin dhe i ofron mbështetje. Somja shkon të gjejë Bavjan.
Familja Oberoi zihen për shkak të aksioneve. Shivai thërret mediat në shtëpi dhe nën kërcënimin e Zvetlanës deklaron se ortakja e re e kompanisë është Zvetlana. Të gjithë tronditen. Shivai deklaron se i ka kaluar 50% të aksioneve Zvetlanës pasi vëllezërit e tij nuk i meritonin. Shivai thotë se Om nuk mund të bëhet biznesmen sepse mendon vetëm për artin ndërsa Rudra është i papjekur. Familja Oberoi pëson një tronditje të madhe. Texh përzë mediat dhe i bërtet Shivait. Texh thotë se ka punuar shumë për atë kompani dhe nuk mund të lejojë që Zvetlana ta marrë për një ditë. Ai shtyn Shivain nga nervat. Pinki zihet me Texhin. Texh pëson atak kardiak dhe bie në tokë. Xhanvi përzë Shivain nga shtëpia./revistawho.com