Anika përpiqet të bëhet një bashkëshorte e mirë për Shivain por nuk ja arrin dot. Shivai kujdeset për Anikën dhe largohet për një takim pune duke e lënë vetëm në shtëpi. Gori i kërkon falje Omit që e la Anikën dhe Shivain të shkojnë. Om i premton Gorit se do i rikthejë ata. Shivait nuk i shkon mirë takimi dhe thyen telefonin nga nervat. Anika vendos të gatuajë por dikush ja ndez sobën dhe e frikëson. Shivai shkon të blejë një telefon të ri dhe thyen disa telefonë për t’i provuar. Om dhe Rudra telefonojnë Shivain dhe i tregojnë që i ka marrë shumë malli. Om i thotë Shivait se nuk kishte pse t’i kalonte aksionet e tij. Shivai i thotë se ka nevojë për pushim dhe tani është përgjegjësia e tyre. Anika i kërkon Shivait të blejë perime. Shivai ndalon në një dyqan për të blerë dhe mëson se Anika ka qenë aty dhe shitësi e ka përzënë. Shitësi i dërgon perimet në shtëpinë Oberoi. Ata zihen se kush do e paguajë faturën. Shitësi i thotë se Shivai ka paguar. Texh vendos ta ndajë kuzhinën në dy pjesë. Gjyshja habitet nga ky vendim dhe mendon se familja e saj është shkatërruar. Pinki inatoset dhe vendos të ndajnë shtëpinë./revistawho.com