Anika ndjen se diçka e keqe do ndodhë pasi byrzylyku i saj prishet. Shivai e qetëson Anikën duke ja rregulluar byrzylykun. Shivai merr një mesazh nga një vajzë e cila i kërkon të takohen në tempull. Om mendon për Gorin dhe i djeg të gjitha fotot e saj. Shivai takohet me një vajzë misterioze. Ajo i thotë Shivait se ka disa prova që do e shkatërronin familjen e tij. Shivai tronditet kur sheh një video. Vajza misterioze e kërcënon Shivain të bëjë siç thotë ajo. Shivain e përplas një makinë.
Anika e ndjen që Shivait i ka ndodhur diçka e keqe. Zvetlana takon Pinkin dhe i kërkon ndihmë. Texh dëgjon zërin e Zvetlanës dhe dyshon se ajo po bashkëpunon me Pinkin. Pinki e mohon këtë kur Texh e pyet. Shivai zhduket për 15 ditë. Anika mendon se Shivai është gjallë dhe do kthehet. Ajo shkon në tempull për ritin dhe zihet për shkak të rradhës së gjatë me njerëz. Anika tronditet kur sheh Shivain në tempull. Ajo pyet Shivain ku ishte dhe i tregon që familja është shumë e shqetësuar për të. Shivai ka humbur kujtesën dhe nuk e njeh Anikën. Anika mendon se ai po bën shaka. Ajo mundohet t’i tregojë Shivait se kush është dhe i thyen xhamin. Shivai takohet me një vajzë dhe largohet me të. Anika i sheh e habitur. Ajo kthehet në shtëpi dhe i tregon familjes. Shivai kthehet në shtëpi gjithashtu dhe i kërkon Kanës të largojë gazetarët./revistawho.com