Bixhoz me dashurinë/ Shivai surprizon Anikën në mes të natës, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika dhe Shivai kalojnë disa momente romantike por gjyshja i ndërpret. Rudra ndalon gjyshen para se ajo t’i shohë bashkë Anikën dhe Shivain. Ata fshihen prapa perdes së dhomës. Shivai i thotë Anikës të shkojnë për të ngrënë. Ai shkon para saj. Anika dëgjon Pinkin duke u zënë me Shaktin. Pinki fajëson Anikën sërish ndërsa Shakti e mbron dhe i thotë Pinkit se e ka humbur respektin me atë që bëri. Anika shkon tek Shivai dhe habitet kur sheh një tezgë me ushqime. Shivai i thotë Anikës se e bëri këtë për të. Anika dhe Shivai hanë ushqimet e përgatitura dhe bisedojnë.

Anika i thotë Shivait se Pinki është e mërzitur dhe askush nuk i flet asaj. Shivai i thotë se nuk do që të flasë për këtë dhe largohet. Në mëngjes gjyshja i jep Shivait dhe Anikës sfidën e dytë. Ajo i kërkon Anikës të bëhet si Shivai dhe Shivait i kërkon të bëhet si Anika. Familjarët gëzohen dhe u pëlqen kjo sfidë. Shivai flet dhe sillet si Anika. Të gjithë qeshin. Shivai rrëshket si Anika dhe bie në krahët e Rudrës. Anika nuk e pranon që e bën këtë. Shivai imiton Anikën dhe i bën të gjithë të qeshin. Bavja i thotë Anikës të sillet si Shivai. Anika imiton Shivain dhe madje hedh telefonin siç bën ai. Pinki e ndërpret imitimin e Anikës dhe thotë se djali i saj e ka harruar. Ajo qan dhe i kujton se ajo është mamaja e tij. Shivai nuk e pranon veten si djalin e Pinkit. Pinki largohet duke qarë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu