Bixhoz me dashurinë -Shivai mëson mashtrimin e Texhit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Texh i kërkon Omit dhe Rudrës ta falin dhe kthehen në shtëpinë Oberoi. Shivai vendos që Om dhe Rudra të kthehen në shtëpi me Texhin. Om dhe Rudra nuk duan të kthehen në shtëpi pa Shivain. Shivai i kërkon të kthehen sepse familja ka nevojë për ta. Anika e kupton që Shivai po fsheh diçka. Shivai i tregon Texhit që e di se ai po shtiret për atakun në zemër. Texh e akuzon Shivain se po e ndan nga djemtë e tij. Shivai i tregon që i do vëllezërit e tij. Anika mëson se Texh nuk pësoi vërtet një atak në zemër.

Ajo i kërkon Texhit t’i lërë tre vëllezërit bashkë. Edhe Om me Rudrën e mësojnë që Texh nuk pësoi vërtet një atak në zemër. Ata e konsiderojnë Shivain një baba dhe i prekin këmbët në shenjë respekti. Texh ndihet i poshtëruar por Vir e siguron që do hakmerret ndaj Shivait. Vir i vë flakën ndërtesës së Shivait. Somja i bashkohet familjes së tyre. Shivai mëson se ndërtesa e tij ka marrë flakë dhe mërzitet. Ai mendon se asgjë nuk po i ecën. Në shtëpi fillojnë përgatitjet për dasmën. Vir dhe Texh bëjnë plan të marrin paratë e Shivait dhe infiltrojnë në shtëpi Lilin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu