Bixhoz me dashurinë/ Shivai detyrohet të jetojë si i varfër, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Anika dëgjon bisedën e Pinkit me Shaktin dhe mërzitet kur e dëgjon Pinkin teksa e fajëson. Shivai surprizon Anikën në mes të natës duke i sjellë një tezgë me ushqime në oborrin e shtëpisë. Gjyshja i jep sfidën e dytë Anikës dhe Shivait. Ata duhet të sillen si njëri-tjetri. Shivai imiton Anikën ndërsa Anika Shivain dhe familja argëtohen me ta. Pinki e ndërpret argëtimin e tyre dhe i lutet Shivait. Shivai i thotë Pinkit se nuk e pranon veten si djalin e saj. Pinki largohet duke qarë. Anika mundohet t’i shpjegojë Shivait që Pinki bëri një gabim por ai duhet ta falë. Shivai i thotë se nuk mund ta falë atë që bëri Pinki.

Gjyshja mendon që duhet ta falin Pinkin. Ajo i jep Anikës dhe Shivait sfidën e rradhës. Gjyshja thotë se Shivai duhet të jetojë në lagjen ku Anika jetonte dikur. Gjyshja i jep atij shumë pak para dhe ai duhet ta menaxhojë vetë jetesën e vështirë. Shivai vishet me rroba të thjeshta dhe shkon me Anikën në lagjen e saj të vjetër. Om dhe Gori arrijnë në vendin ku do marrin statujën por duhet të qëndrojnë atje një natë. Ata mësojnë se statuja është zhdukur. Texh zihet me disa persona dhe thërret policinë. Ai mendon se ky është shans i mirë për të treguar të vërtetën por frikësohet kur dëgjon një polic duke folur për vdekjen e Narenit. Zvetlana liron Texhin. Om dhe Gori dyshojnë se shërbëtori ka vjedhur statujën. Texh i hedh diçka në gotë Zvetlanës dhe asaj i bie të fikët. Texh telefonon Xhanvin dhe i thotë të takohen./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu