Shivai nxehet me Anikën kur mëson se ajo e ka hequr unazën e tij. Anika mundohet t’i tregojë që nuk e ka bërë por ai nuk e beson. Shivai e heq gjithashtu unazën nga gishti i tij dhe i thotë Anikës të martohet me Vikramin. Ata fillojnë sërish përgatitjet e dasmës. Shivai nga nervat bën gabimin e madh. Ai i propozon për martesë Ragnit. Anika habitet dhe përlotet. Ragni pranon të martohet. Anika i thotë Vikramit të martohen më shpejt. Edhe Shivai e përshpejton martesën me Ragnin.
Om fajëson Gorin dhe Rudrën për planin e tyre që i ndau sërish Shivain dhe Anikën. Gori telefonon Rudrën dhe i tregon që plani i tyre dështoi. Rudra pyet si ka mundësi. Gori kujtohet që pa Ragnin në dhomën e Anikës dhe kupton që të gjithë këtë e ka bërë Ragni. Bavja vendos të zbulojë për Ragnin dhe t’i tregojë Shivait të vërtetën për të. Shivai pendohet që i propozoi Ragnit. Ai i kërkon falje dhe i thotë se e bëri në nerva e sipër. Shivai i kërkon Ragnit të bëjë si e fejuara e tij në sy të Anikës. Ragni pranon. Kur Shivai largohet ajo fillon të qajë dhe shfryn nervat. Në mëngjes Om dhe Gori habiten kur shohin dekorimet në shtëpi. Pinki u thotë se çiftet do bëjnë ritualin e shafranit. Om shkon tek Shivai dhe i thotë mos të martohet me Ragnin pasi do e humbë Anikën përgjithmonë. Shivai i thotë se ata nuk mund të jenë më bashkë pasi ajo nuk i tregon të vërtetën. Anika bëhet gati për ritualin. Shivai e komplimenton. Ata i flasin ftohtë njëri-tjetrit por përbrenda vuajnë./revistawho.com