Shivai dhe Om gatuajnë për Anikën dhe Gorin. Anika i tregon Gorit që Shivai nuk e beson më. Ato dëgjojnë në televizor një burrë që flet për martesën dhe besimin. Anika vendos të bëjë një test besimi. Gori e kalon me sukses testin dhe gëzohet. Ndërsa Anika rrëzohet dhe pret që Shivai ta mbajë por bie përtokë. Shivai inatoset kur mëson se Anika po e testonte. Gori gjen foton e saj me motrën dhe lutet që të bashkohet një ditë me të.
Shivai kalon momente me Anikën ndërsa Om me Gorin. Rudra nuk i lë rehat çiftet dhe u tregon se ka blerë biletat për një udhëtim në Goa. Rudra mërzitet pasi Shivai dhe Om nuk i kushtojnë më vëmendje. Gjyshja i thotë Rudrës se edhe ai kur të martohet do kalojë kohë me bashkëshorten. Ajo i thotë se kunatat nuk do e ndajnë nga vëllezërit. Abaj mëson se dikush e di të vërtetën e incidentit në fabrikat Kalijani. Ai vendos të shkojë në një qytet tjetër dhe të gjejë personin. Në mëngjes Rudra bën zhurmë dhe hidhet në pishinë. Ai nuk pranon të dalë nëse Shivai dhe Om nuk pranojnë të shkojnë me të në Goa. Anika dhe Gori i japin leje Shivait dhe Omit të shkojnë. Ato hedhin në pishinë djemtë dhe qeshin. Kushërira e Pinkit nga Londra vjen në shtëpinë Oberoi. Ajo quhet Dinki dhe nuk ka besim tek meshkujt. Anika dhe Gori bëjnë gati valixhet e bashkëshortëve dhe i nisin për në udhëtim. Dinki u thotë vajzave se nuk duhet t’i lënë vetëm bashkëshortët. Anika dhe Gori janë të sigurta që Shivai dhe Om nuk do i tradhëtojnë. Dinki u tregon foto të vajzave me bikini që ndodhen në Goa. Rudra bën plan që të argëtohen me vajza por Shivai dhe Om nuk pranojnë./revistawho.com