Bixhoz me dashurinë -Om përzë Texhin dhe Zvetlanën nga shtëpia, ja ç’do ndodhë nesër

0

Bavja i tregon Shivait çelësin e Zvetlanës. Ajo i jep detyrë Rudrës të vendosë në dollapin e Zvetlanës çelësin e kopjuar. Rudra ka besim se do t’ja dalë dhe shkon në dhomën e Zvetlanës. Bavja sheh Zvetlanën duke ardhur dhe i fishkëllen Rudrës. Ai fshihet ndërsa Bavja mundohet të hutojë Zvetlanën. Rudra dhe Bavja arrijnë t’ja hedhin paq nga Zvetlana. Gjyshja i thotë Anikës se Shivai nuk mund të gjente vajzë më të mirë se ajo. Anika emocionohet. Bavja ndihmon Anikën të gatuajë dhe i tregon për çelësin. Anika mendon se Zvetlana mund ta ketë fshehur sekretin në depo.

Gori mërzitet kur një grua mendon se ajo dhe Om janë të martuar. Bavja i tregon Shivait se Anika ka shkuar në depo. Shivai shqetësohet pasi atje është shumë errësirë dhe Anika ka frikë nga errësira. Shivai ndez dritat e depos. Anika kërkon që Shivai t’i thotë fjalët magjike por ai nuk i thotë dhe largohet. Anika i humb shpresat se Shivai do t’i thotë se e dashuron. Ajo gjen një letër me emrin e Shivait por gjyshja ja merr. Gjyshja është e shqetësuar dhe i kërkon llogari Shaktit pse nuk e ka djegur letrën. Ai i thotë se një ditë e vërteta do zbulohet. Gjyshja i thotë se nëse dikush e lexon shtëpia do tronditet. Om dhe Gori rikthehen në shtëpi dhe sjellin statujën. Gjyshja uron që Om dhe Gori të jenë gjithmonë së bashku. Rudra i thotë Omit se kanë ndodhur shumë gjëra teksa ai nuk ndodhej në shtëpi. Anika pyet Gorin për udhëtimin. Gori nuk i tregon Anikës çfarë ndodhi. Om sheh Zvetlanën përpara se Shivai t’i tregojë se ajo ndodhet në shtëpinë Oberoi. Om habitet pasi sheh edhe Texhin i cili hiqet si Piter. Om vendos ta përzë Zvetlanën por Shivai dhe Rudra i tregojnë se kanë një plan. Om thotë se nuk mund të aktrojë dhe nuk mund ta tolerojë Zvetlanën të qëndrojë në shtëpinë e tij. Pinki fajëson Anikën për gjërat që po ndodhin në shtëpi. Shivai i bërtet dhe thotë mos të flasë kundër Anikës. Om përzë Texhin dhe Zvetlanën. Xhanvi i kërkon Omit t’i lërë sepse ata janë mysafirë. Om dhe Xhanvi zihen. Xhanvi i gjuan në shpullë Omit. Om kërcënon se do thërrasë policinë nëse Texh dhe Zvetlana nuk largohen. Shivai përgëzon Omin për aktrimin. Xhanvi i kërkon falje Omit dhe e përqafon. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu