Bixhoz me dashurinë/ Om përzë hallën dhe i lutet Gorit të qëndrojë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Shivain e habit fakti që Anika ka ndryshuar shumë dhe i thotë se nuk i shkon fustani. Anika i thotë se personi për të cilin ajo e veshi fustanin e pëlqeu shumë atë. Shivai nxehet dhe thyen një vazo. Anika shqetësohet pasi Shivai lëndon dorën. Rudra inkurajon Anikën ta vazhdojë lojën. Kana informon Shivain për personin me të cilin Anika foli në telefon. Shivai mëson se ai person nuk është i njëjti me të cilin Anika u takua në lokal. Anika provokon sërish Shivain duke u zbukuruar për të dalë.

Shivai e bën Anikën të pranojë se po del me të fejuarin. Shivai mbledh familjen dhe fton Ragnin në shtëpinë Oberoi. Ai shpall fejesën me Ragnin papritur. Të gjithë tronditen. Halla i thotë Gorit se do e martojë Omin me dikë tjetër. Ajo përpiqet të mbysë Gorin. Gori kërkon ndihmën e Omit duke e thirrur. Om e kap hallën duke mbytur Gorin. Halla ndalon dhe i thotë Omit se Gori nuk është shtatzënë. Om mbron Gorin dhe i thotë hallës se dëgjoi gjithçka. Halla vazhdon të thotë se Ratani do vijë. Rudra mëson se Bavja e përdori për misionin e saj dhe lëndohet. Bavja nuk mund të largohet nga shtëpia Oberoi pasi duhet të gjejë çelësin. Hallën e çojnë në spital psikiatrik. Gori vendos të largohet tani që u sigurua që Om do të jetë mirë. Por Om nuk e lë të shkojë dhe i kërkon falje. Gori i thotë se nuk mund të qëndrojë pasi ai nuk e konsideron bashkëshorte. Om i kërkon të mendohet dhe pastaj të vendosë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu