Bixhoz me dashurinë -Gori deh të gjithë familjen për planin e saj, ja ç’do ndodhë nesër

0

Gori vendos të dehë Anikën dhe Shivain me ëmbëlsirat ladu. Pinki merr pjatën e përgatitur nga Gori dhe u jep të gjithëve. Mëngjesin tjetër Pinki zgjohet dhe i gjen të gjithë duke fjetur në tokë. Ragni zgjohet dhe i bërtet Vikramit që nuk i kushtoi vëmendje planit të tyre. Ragni kupton se këtë e ka bëra Gori.

Gori habitet kur sheh Omin dhe mendon se është në ëndërr. Om i thotë Gorit se ka ndryshuar dhe tani e beson atë. Ata shohin pamjet e regjistruara nga kamera dhe kuptojnë se të gjithë janë dehur me ladutë përveç Anikës dhe Shivait. Om dhe Gori dëgjojnë bisedën e tyre dhe mendojnë se Anika dhe Shivai po përshpetojnë martesën. Por në fakt Anika dhe Shivai kanë anuluar të gjitha përgatitjet. Bavja i bërtet Rudrës edhe pse ai e ndihmoi. Ajo nuk pranon ndihmën e tij por Rudra insiston që të bashkëpunojnë kundër Sultanit. Gori vendos ta bëjë Shivain xheloz që të anulojë martesën e Anikës. Ragni mëson planin e Gorit dhe vendos ta kthejë në favorin e saj. Plani për të bashkuar Anikën dhe Shivain afron më shumë Gorin dhe Omin. Anika dhe Shivai i tregojnë Omit dhe Gorit që e kanë anuluar martesën por ata nuk i kuptojnë. Ragni ndërron unazën e Shivait me të Vikramit. Rudrës i kërkojnë të shesë Bavjan për një shumë të madhe parash./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu