Bixhoz me dashurinë/ Çiftet Oberoi i japin lamtumirën Parit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Inspektori vjen në shtëpinë Oberoi me dikë. Ajo është nëna e Parit e cila kërkon të marrë fëmijën e saj. Nëna e Parit quhet Arundati. Babai i saj u tregon familjes Oberoi historinë e Arundatit. Arundati vjen nga një familje e pasur dhe u dashurua me një djalë pa status shoqëror. Familja nuk e pranoi lidhjen e tyre dhe Arundati u arratis me të dashurin. Ajo ngeli shtatzënë por i dashuri e tadhëtoi.

Arundati u kthye tek familja me fëmijën por ata nuk e pranuan. Arundati nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta linte fëmijën në jetimore. Ajo vendosi ta linte fëmijën në shtëpinë Oberoi sepse e dinte që ata do kujdeseshin për të. Babai i Arundatit thotë se banditët i ka dërguar babai i fëmijës. Ai thotë se tani e kanë kuptuar që fëmija është shumë e rëndësishme për ta. Arundati kërkon të marrë fëmijën e saj. Çiftet Oberoi takojnë Parin për herë të fundit. Shivai përlotet. Ata kujtojnë momentet me Parin. Shivai ja dorëzon Parin mamasë së saj. Të gjithë qajnë. Pari dhe mamaja e saj largohen. Shivai, Om dhe Rudra i japin lamtumirën Parit duke kërcyer./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu