Anika dhe Shivai përballen me njëri-tjetrin. Anika i thotë Shivait se po fejohet. Shivai futet në burg. Om dhe Rudra qortojnë Pinkin për gjendjen në të cilën është Shivai. Anika rikthehet në shtëpinë Oberoi me pretendimin se është shtëpia e saj. Om dhe Rudra ja kanë dhënë pjesën e tyre Anikës.
Ata i kërkojnë Anikës të rikthejë Shivain e vjetër pasi ai ka ndryshuar shumë pas largimit të saj. Në serial vjen Advaj aktori i cili luante rolin e Arnavit në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”. Advaj ka për të qëllim të bashkojë Anikën dhe Shivain. Pinki kërcënon sërish Anikën se do e përzë nga shtëpia por Anika i bën të ditur se tanimë është pronare e shtëpisë. Anika sfidon Pinkin dhe i thotë se do rikthehet në jetën e Shivait si bashkëshortja e tij. Bavja ndihmon Gorin në punën e shtatzënisë dhe e gjithë familja vazhdojnë të besojnë se Gori është shtatzënë. Om merr përgjegjësitë e tij si baba i ardhshëm. Gori mundohet të nxjerrë zbuluar hallën para Omit por plani i saj dështon. Bavja i tregon të vërtetën Rudrës që është police./revistawho.com