Anika dhe Shivai përballen me njëri-tjetrin. Shivai dëgjon nënën e shoqes së Anikës teksa e thërret atë pasi familja e dhëndrit po presin për fejesën. Shivai mendon se Anika po fejohet dhe e quan atë një vajzë të ulët që martohet për para. Ai thotë se Pinki kishte të drejtë për Anikën. Anika lëndohet nga fjalët e Shivait dhe nga inati e pranon se po fejohet me një djalë të pasur edhe pse kjo nuk është e vërtetë. Ajo akuzon Shivain se është xheloz për të. Shivai i thotë Anikës se ajo mbetet në të shkuarën dhe se nuk i intereson më. Ata largohen nga njëri-tjetri të lënduar.
Anika shkon tek mikesha saj dhe qan për faktin që Shivai i foli aq rëndë. Kana telefonon Shivain dhe e informon se Samar e bleu ndërtesën. Shivai nxehet dhe është i vendosur ta marrë ai ndërtesën. Ai shkon në komisariat dhe i kërkon inspektorit ta fusë në burg. Inspektori refuzon pasi Shivai nuk i ka thyer ligjet. Shivai futet në qeli me dëshirën e tij. Rudra i kërkon Shivait të mos e ndëshkojë veten. Shivai është i vendosur ta kalojë natën në qeli./revistawho.com