Bixhoz me dashurinë/ Anika ndërron Bavjan me Somjan, ja ç’do ndodhë nesër

0

Vir kërcënon Anikën të gjejë Somjan. Ajo vendos të përdorë çelësin pasi ka frikë se jeta e Shivait është në rrezik. Anika është e detyruar të bëjë sipas urdhërave të Virit dhe e gjen Somjan. Ajo dhe Vir fshehin Somjan nga vëllezërit Oberoi. Rudra bëhet gati për dasmën dhe ka emocione. Ai merr bekimin e Anikës. Anika kujton që Vir i kërkoi të ndërrojë nuset. Shivai i jep një dhuratë Bavjas dhe i premton se do i qëndrojë gjithnjë në krah.

Anika i sheh dhe ndihet keq pasi duhet të ndërrojë Bavjan. Anika bën nuse Bavjan. Vir e lë Bavjan pa ndjenja dhe e rrëmben. Shivai kërkon të shohë Bavjan por Anika nuk e lë. Somja bëhet nuse në vend të Bavjas. Askush nuk e sheh dot që ajo është Somja sepse fytyrën e ka të mbuluar me vello. Anika përpiqet t’i thotë Shivait të vërtetën. Zvetlana i tregon Tias që në vend të Bavjas do martohet Somja. Rudra dhe Somja nisin ritualet e dasmës. Anika mendon si të ndalojë martesën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu