Bixhoz me dashurinë/ Anika i tregon të vërtetën Shivait, ja ç’do ndodhë këtë javë

0

Largimi i Parit i lë të mërzitur vëllezërit Oberoi. Texh vendosë të vrasë Xhanvin dhe Zvetlanën. Xhanvi vret Texhin dhe ajo me Zvetlanën varrosin trupin e tij. Xhanvi humb telefonin në varreza dhe kjo i fut në telashe. Ato mësojnë se trupi i Texhit është zhdukur. Om ndihet i dëshpëruar pasi nuk ka më frymëzim për të pikturuar. Gori vendosë ta ndihmojë. Bavja gjen çipin që kërkonte. Om dhe Rudra vendosin të bashkojnë Anikën dhe Shivain dhe i çojnë në një takim. Ragni sheh fotot e Anikës dhe Shivait së bashku dhe vendosë të proçedojë me planin e saj.

Xhanvi merr një telefonatë nga telefoni i Texhit dhe tronditet. Om dhe Rudra vendosin t’i tregojnë Shivait të vërtetën për Anikën. Shivai bëhet dyshuese për Pinkin dhe e pyet nëse po i fsheh diçka. Tia i tregon Shivait që Anika ka bërë një sakrificë të madhe për të. Gori ndryshon stilin e saj për të impresionuar Omin. Bavja vihet në kërkim të së vërtetës për prindërit e saj. Rudra e shpëton Bavjan nga vdekja por ajo i vihet kundër. Anika vendos t’i thotë të vërtetën Shivait. Ajo i tregon që ai është djali i Shaktit dhe Kaminit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu