Bixhoz me dashurinë/ Anika fiton kujdestarinë e Sahilit, ja ç’do ndodhë këtë javë

0

Shivai i shpreh dashurinë Anikës duke e xhiruar mesazhin e tij me kamera. Texh arrin të komunikojë me Xhanvin fshehtas Zvetlanës. Xhanvi e fut në kurth Zvetlanën. Gori futet në një kurs anglishteje dhe nuk i tregon Omit. Halla e Anikës shkon në shtëpinë Oberoi por gjyshja dhe Pinki e përzënë. Shivai e mirëpret hallën e Anikës dhe i kërkon asaj kujdestarinë e Sahilit. Halla i kërkon Shivait një shtëpi dhe një pagë mujore.

Shivai pranon në këmbim të Sahilit. Bavjan e propozojnë për martesë por ajo e ka mendjen tek Rudra. Edhe Rudra del në takim me një vajzë por mendon për Bavjan. Anika rikthehet në shtëpi dhe mëson se ka marrë kujdestarinë e Sahilit. Ajo falenderon Shivain dhe i shpreh dashurinë. Xhanvi mëson se Zvetlana kërkon një pikturë. Pinki bashkëpunon me Zvetlanën dhe i jep pikturën. Shivai vendos të mbajë një festë për ta bërë të lumtur Anikën. Gjyshja i kërkon Anikës dhe Gorit të shkojnë në një dasmë. Rudra mëson se Bavja do martohet dhe shkon ta ndalojë. Ai prish dasmën e një vajze tjetër dhe më pas kërkon për Bavjan. Rudra gjen Babjan dhe i kërkon një shans. Anika dhe Gori shkojnë në dasmën e një vajze por ajo tenton vetëvrasjen./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu