Bixhoz me dashurinë/ Anika fejohet për herë të dytë me Shivain, ja ç’do ndodhë nesër

0

Shivai i tregon Ragnit se është i zemëruar me të pasi ajo e quajti Anikën ish-bashkëshorten e tij. Ragni i thotë Shivait se ai nuk e përballon dot që Anika ka ecur përpara. Shivai ja bën të qartë që mes tyre nuk do ketë asgjë dhe largohet. Rudra kërkon për ndonjë mënyrë si të ndalojë fejesën. Ai kërkon ndihmën e Bavjas. Bavja hedh diçka në gotën me lëng.

Ragni komplimenton Anikën dhe i bën foto. Ajo mendon t’i postojë fotot në rrjete sociale. Ragni i kërkon Anikës të pozojë me Vikramin. Shivai i ndalon dhe nis fejesën. Gori merr lëngun që përgatiti Bavja dhe ja jep Ragnit. Ajo është e sigurt që plani i saj do funksionojë. Gori i thotë Anikës të heqë unazën e fejesës së Shivait. Anika nuk e heq dot unazën. Të gjithë merren me unazën e Anikës. Në fund Anika arrin ta heqë dhe unaza bie në këmbët e Shivait. Shivai merr unazën. Gori ja bën me shenjë Sahilit. Dritat e shtëpisë fiken. Shivai përqafon Anikën dhe i thotë se e di që ajo ka frikë nga errësira. Ai i vendos Anikës unazën. Dritat vijnë. Pinki thotë të nisë fejesa. Gori tregon se Anika e ka unazën në gisht dhe se ajo dhe Vikram u fejuan në errësirë. Ragni i kërkon Anikës t’i vendosë unazën Vikramit. Ajo rrëzohet. Anika pyet Shivain pse ja vendosi unazën. Shivai i thotë se e di që ajo nuk dëshiron të martohet me Vikramin. Bavja flet me inspektorin. Ai i kërkon të largohet nga shtëpia Oberoi dhe të shkojë në mision. Bavja mërzitet dhe vendos të përqëndrohet tek puna. Naren i futet në shtëpi Xhanvit kur ajo është vetëm./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu