Bixhoz me dashurinë/ Abaj zbulon pse do hakmerret ndaj familjes Oberoi, ja ç’do ndodhë nesër

0

Tanja bën ritualin e Karvaçotit me Abajin. Abaj i thotë Tanjas se nuk do gjejë kurrë qetësi derisa t’i shkatërrojë Oberoit. Abaj do të hakmerret për babain e tij Vishal të cilin Texh dhe Shakti e kanë përzënë nga kompania. Shivai i kërkon Anikës të vëzhgojë familjarët pasi ai nuk do të marrë pjesë në përkujtimore. Anika vë re se Abaj ka lyer ballin me bojë të kuqe dhe e pyet nëse e kaloi Karvaçotin me dikë. Abaj e mohon dhe justifikohet. Bavja shkon për një intervistë pune. Punëdhënësi vendos ta punësojë Bavjan por Abaj e merr në telefon dhe i kërkon mos ta punësojë.

Abaj telefonon Rudrën dhe i tregon. Anika pyet Tanjan ku ishte mbrëmë teksa të gjithë po festonin Karvaçotin. Tanja nuk përgjigjet. Anika sheh një plagë në dorën e Tanjas dhe dyshon. Bavjan e marrin në telefon për të filluar punë në një kompani tjetër. Menaxheri i kompanisë i kërkon të firmosë një kontratë 3 mujore. Nëse Bavja largohet nga puna para 3 muajve duhet të paguajë një shumë të madhe parash. Bavja pranon. Texh dhe Shakti shqetësohen kur shohin se Shivai nuk ka shkuar në përkujtimore. Anika e vë re frikën e tyre. Abaj zhgënjehet kur sheh se babait të tij nuk ja kanë vendosur emrin në listën e drejtuesve. Abaj i tregon Anikës se një tjetër person punonte me Texhin dhe Shaktin. Shukla shkon në festë dhe Texh dhe Shakti tronditen. Texh pyet Shuklën nëse e ka shkatërruar videon. Ai i tregon se dikush ja ka marrë videon. Texh rreh Shuklën dhe kërkon të dijë kush është personi që ka videon. Shukla ja mbath dhe Anika e sheh. Ajo i tregon Shivait. Bavja shkon të prezantohet me shefin dhe tronditet kur sheh se shefi i saj është Rudra. Rudra i thotë se ajo do të jetë badigardja e tij. Ai i thotë se do ja bëjë jetën ferr./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu