Proçesi tashmë ka filluar.
Dalja e Foltorës si subjekt politik me vete, si skizion i PD-së , por ende pa logo, pa vulë dhe seli të miratuar e të legalizuar, u shoqërua me largimin nga PD-ja si fillim vetëm i Berishës , dhe më pas, të pasuar nga Noka, Kokalari e Shehu. I shoqëronte në çdo rreth edhe i pa fati, ish Presidenti Nishani!
Me kalimin e ditëve, Foltorës, iu shtuan edhe emra të tjerë. Ish ministra, zv/ ministra, drejtorë të niveleve të ndryshme, doganier, polic, ish kryetarë Bashkishë etj.
Pra, u pa lehtë se Berisha po thërriste një nga një, ish pushtetarët e korruptuar, me të cilët humbi zgjedhjet në 2013-tën.
Por Berishës nuk i mjaftonin vetëm këto, kishte nevojë për më shumë!
Krahas telefonatave miqësore dhe atyre kërcënuese, Berisha dhe foltotistët e zjarrtë filluan edhe gjuetinë e shtrigave.
Duke qënë për rreth 16 vite President dhe Kryeministër, sigurisht që nuk e kishte të vështirë t’i luante gjithë levat e mjaftueshme për të hetuar e për të zbuluar ndonjë kleçkë tek deputetët e PD-së kryesisht dhe familjarët e tyre.
Dhe punën e filloi pa humbur kohë. Duhej përçarë sa më parë grupi parlamentarë i PD-së. Ndryshe.
Ndryshe koha nuk punon për Berishën!
Dhe çfar shohim?! Grupit të Foltorës iu bashkëngjit Këlliç, Zhupa Imami, Hajdari, Topalli, Paloka, Spaho e shumë paloqa të tjerë bishtshtypur që për 8 – vite më radhë kanë luftuar që PD-ja të mos vij në pushtet!
Këto bishtshtypur tani janë si qeni pa bisht, janë të kapur nga Berisha.
Kështu, ndarja e PD-së, normale që erdhi nga bashkimi i të korruptuarve në një anë, pra me Foltorën, dhe i PD-së në anën tjetër.
Vërtetë po përçahet pandalshëm PD-ja, por njëherësh edhe po pastrohet!
Ky proçes i vonuar është i nevojshëm, kur për gati 30 vite i ka munguar demokracia kësaj force politike.
Autoritarizmi e ka shkatërruar në vite!
Në kushtet ku ndodhet tashmë, pas një sulmi të pa parë brënda llojit, Berisha i lodhur dhe i plakur po heq dorë ditë pas dite nga gjuetia e mëtejshme, pasi nuk arriti të peshkojë më asnjë deputet të PD-së.
Bisht-shtypurit u kapën kush ishte për t’u kapur ! Deputetë dhe të korruptuar ish qeveritarë gjithashtu!