‘Bilibilat e vegjël shkodranë’, po sjellin ‘pranverën’ në skenën e Teatrit Migjeni

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Edicioni 26-te ‘Biliblat e vegjël’, këtë vit po prezantohet në skenën e Teatrit ‘Migjeni’ të Shkodrës.
Shkodra, fëmijët, prindërit, kompozitorët dhe instruktorët e muzikës, e kanë ndjekur këtë aktivitet muzikorë, nga ‘skena modeste’ e Qendres Kulturore te Femijeve “Kujtim Alija”, Shkoder.
Skena ka shumë rëndësi për promovimin e artit dhe muzikës në veçanti.
Skena krijon ide artistike, komunikim, aktrim për fëmijët e ardhshëm këngëtarë.
Prandaj ky edicion, që në fillim isha ‘skeptik’, është një risi, regjizoriale, artistike dhe muzikore.
Skena i pregatitë artistët e vegjël për të ardhmen, mbasi krijon emocione të veçanta, e për mëtepër skena magjike e teatrit Migjeni të Shkodrës.
Në këtë edicion, regjia, fonia, skenografia e thjeshtë dhe e bukur krijonte një atmosferë bilibilash me zerat dhe interpretimet e femijeve.
Një risi e këtij edicioni, ishte edhe pjesmarrja e fëmijëve si publik, që janë pjesë e spektaklit.
Arti, muzika ka nevojë për këngëtarë, krijues por edhe për publik për të shkuar në të ardhmen në teatër.
Po citoj një status në FB, që përshkruante shumë mirë emocionet e këtij edicioni: ‘Zërat dhe entuziazmi i fëmijëve të Shkodrës solli një ditë plot alegri në ‘Teatri Migjeni’, Shkoder.
Askush përveç fëmijëve nuk sjell të tilla emocione plot ngjyra në skenën e fazës së tretë të konkursit “Bilbilat”, një traditë e Qendres Kulturore e Femijeve “Kujtim Alija”, Shkoder.
Më datën 29 janar 2024, “Bilbilat e vegjël këndojnë” filluan rrugëtimin për fazën e tretë e konkursit, me shkollat pjesëmarrëse: “Dëshmorët e Prishtinës”, “Dituria”, dhe “Maria Ndihmëtare”.
Aktiviteti do të vazhdojë në ditë në vazhdim, në këtë ‘dimër plot diell’, ku zërat e Bilibilave të vegjël po paralajmërojnë pranverën dhe këngën e Bilbilit.
Ky aktivitet është gjithashtu një shenjë e mirë, për ‘pranverën’ në skenën e Teatrit Migjeni, që ka çelur dyert për të gjithë artistë shkodranë, fëmijët, të rinjtë dhe të gjitha artistët jo vetëm nga Shkodra.
Vetëm institucionet me ‘dyer e zemër të hapur’ do të ngrenë Shkodrën e kulturës, në vendin që i takon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu