Bija ime/ Xhandan puth Demirin, ai shkon drejt vdekjes, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir vendos të pranojë kushtin e Reshatit dhe bën një video lamtumire për Ojkyn. Ai i tregon Xhemalit dhe Ugurit kushtin e Reshatit. Demir i kërkon makinën pronarit të tij dhe niset për tek Ojky. Ugur dhe Xhemal mësojnë se Demir ka pranuar kushtin e Reshatit dhe po shkon të japë jetën në këmbim të Ojkyt.

Xhemal niset me shpejtësi për të ndaluar Demirin. Xhandan arratiset nga shtëpia ku e mbajnë peng dhe shkon në një dyqan ku kërkon të flasë në telefon. Faik arrin ta gjejë Xhandanin dhe e rikthen në shtëpinë ku e mbajnë peng. Ugur sheh videon që Demiri i ka lënë Ojkyt dhe përlotet. Demir shkon në shtëpinë ku mbahen peng vajzat dhe i shpëton ato. Demir bashkohet me Ojkyn mes lotësh.

Ojky kupton që Demir do vetësakrifikohet dhe i lutet të mos e bëjë. Xhandan puth Demirin në buzë dhe i shpreh dashurinë. Vajzat largohen ndërsa Demir përballet me Reshatin. Reshat i drejton pistoletën Demirit. A do e vrasë ai Demirin? Mbetet ta mësojnë në serinë e rradhës në TV Klan./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu