Demir këshillon Ugurin t’i propozojë për martesë Sevgit. Ugur telefonon Sevgin dhe e njofton se do shkojë t’i kërkojë dorën. Sevgi nuk ka guxim t’i tregojë të atit që Ugur do kërkojë dorën e saj. Xhandan dhe Demir bisedojnë për problemet ekonomike që kanë dhe Ojky i dëgjon.
Ojky jep shumë para në kontributin e shkollës. Sevgi telefonon Demirin dhe i tregon. Mertxhan ndihmon Ojkyn dhe i thotë mësueses se ia dha ai paratë. Demir mëson se një fqinji i kanë humbur paratë.
Demir qorton Ojkyn dhe i thotë të mos marrë më para borxh. Ugur shkon të kërkojë dorën e Sevgit së bashku me Demirin, Xhandanin, Ojkyn dhe Xhemalin. Komisari nuk është dakort që vajza e tij të fejohet me një djalë si Uguri. Ojky i tregon komisarit se Ugur është njeri zemërmirë. Komisari sëmuret papritur për faj të luleve që kishte sjellë Uguri. Sevgi i tregon të atit që e dashuron Ugurin./revistawho.com