Bija ime/ Ojky vendos t’i tregojë Xhandanit se Demiri është hajdut, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Ojky zgjohet e sëmurë në mëngjes. Ajo përpiqet të dalë nga shtëpia fshehurazi por Demir nuk e lejon. Ai për herë të parë kujdeset për Ojkyn. Por Demir lodhet shumë shpejt dhe fillon t’i bërtasë të bijës. Ojky preket dhe nis të qajë.

Demir vendos ta çojë Ojkyn në spital por ajo nuk pranon. Demir e çon në spital Ojkyn me forcë. Ojky e kërcënon Demirin se do kërkojë ndihmë nëse ai e çon në spital. Demir detyrohet ta çojë Ojkyn tek nëna e Ugurit e cila kujdeset për Ojkyn. Demir e gënjen nënën e Ugurit dhe i thotë se Ojkyn e ka mbesë. Teksa Ojky fle gjumë Demir e vështron me vëmendje për të parë nëse ajo i ngjan atij. Në mëngjes Demir e lë Ojkyn në shkollë por ajo ia mbath dhe niset për tek Xhandan për t’i treguar se do e grabisin. Demir dhe Ugur shkojnë në shtëpinë e Xhandanit dhe përpiqen të bëjnë tregti.

Dikush del nga burgu. Sapo Xhandan vendos të firmosë kontratën Ojky arrin në shtëpinë e saj. Demir e ndalon Ojkyn para se ajo të thotë të vërtetën. Xhandan mëson se Ojky është vajza e Demirit. Demir e akuzon Ugurin se është hajdut në sy të Xhandanit që të shpëtojë nga situata. Ugur i gjuan Demirit dhe largohet. Demir shtiret sikur i bie të fikët ndërsa Xhandan shqetësohet për të. Ojky kupton që Demir e dashuron Xhandanin. Demir mbetet pa shtëpi pasi nuk ka paguar qeranë. Ojky dhe Demir mbeten në mes të rrugës./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu